BallinaKryesoreLulzim Basha, ky humbës i madh!

Lulzim Basha, ky humbës i madh!

Nga Besart Logu

I është mëshuar fort retorikës, çka është kthyer në bindje tashmë, se Lulzim Basha ka humbur 4 palë zgjedhje. Por sa dhe çfarë zgjedhjesh janë mbajtur nga momenti kur ai mori drejtimin e PD?
▪︎Lokalet e 2015. Zgjedhjet e para që u mbajtën pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet. Sa shanse kishte PD të fitonte dy vite pasi ishte rrëzuar me 1 milion vota kundër?!
▪︎Qëndroret e 2017. Për herë të parë, filloi të artikulohet pretendimi se përse kreu opozitës nuk e rrëzon qeverinë që në mandat të parë. A ka ndodhur ndonjëherë?! Berisha, pas sa mandatesh mundi Fatos Nanon?! Po Rama, pas sa mandatesh erdhi në pushtet?! Çuditërisht, vetëm Bashës iu kërkua kjo gjë!!! Mbase me qëllimin për t’ia numëruar në një ditë të vështirë si dështim të tij. Pa llogaritur impaktin që pati pastrimi i listave humbëse të 2013 si R.Bode, J.Topalli, A.Patozi, A.Imami, M.Bregu, G.Ruli etj, që shërbeu dhe si hap i parë drejt reformimit të thellë të PD.
▪︎Lokalet e 2019. Rasti i paprecedentë. Vendim për të mos hyrë në zgjedhje. Nuk e di çmenduri e kujt ishte!!! Si rregull, ai që propozoi të mos hynim në zgjedhje të mos prapsohej edhe kur Matthew Palmer deklaroi se do të shpallte PD organizatë të padëshiruar në SHBA nëse do bllokonte procesin zgjedhor. (Kjo do ishte përballja më reale dhe parimore me SHBA por humbi si rast).
▪︎Qëndroret e 2021. Zgjedhje sa të kontestueshme aq edhe me hije dyshimi kur sheh zhvillimet postzgjedhore në PD.
Ja pra, ky është humbësi serial Lulzim Basha! Ai që po kryqëzohet sot se përse nuk mori bashkitë kur kishte 1 milion shqiptarë kundër. Se nuk bëri rrotacionin 4 vjeçar, atë që nuk e bëri asnjë kryetar opozite i mëparshëm. Ai që nuk fitoi lokalet pa hyrë në zgjedhje dhe se la Edi Ramën pse kandidoi një listë me persona “non grata” ende të pashpallur.
Dhe për të gjitha këto, Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi, pikërisht tani që filloi të ushtrojë autoritetin e Kryetarit të PD!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular