BallinaAktualitetNjë vit pa Koço Devolen! Agron Llakaj: Është “beteja” ime që emri...

Një vit pa Koço Devolen! Agron Llakaj: Është “beteja” ime që emri yt të gdhendet në memorien e kombit

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit, Koço Devole. Në përkujtimin e tij, aktori i njohur Agron Llakaj, ka postuar në “Instagram” një foto të vjetër ku shfaqet krah Devoles.

Llakaj gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta, ku shkruan se Koço ishte si një shkollë e dytë e humorit për të. Madje ai shton se një person si Devole do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri

Nga ana tjetër, aktori i mirënjohur ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhrin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Ilir Metës.

Një vit pa Koço Devolen! Agron Llakaj: Është

Postimi i plotë i Agron Llakajt:

Ehhh mor Koço Devole…!

Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…??

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .?.Mirënjohje pa fund !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular