BallinaKronikeSpartak Koka publikon pamjet: Si u nxorr nga humnera trupi i biznesmenit...

Spartak Koka publikon pamjet: Si u nxorr nga humnera trupi i biznesmenit të vrarë

Gazetari Spartak Koka ka publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan pamjet e nxjerrjes së trupit të vrarë të biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha, i cili ishte ekzekutuar me armë dhe groposur më pas në fshatin Qafë Mollë pas Malit të Dajtit në kryeqytet.

Në këto pamje duken punonjësit e policisë të cilët me vështirësi arrijnë të nxjerrin trupin e pajetë të Ruzhdi Hoxhës, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Gazetari Spartak Koka bisedoi gjithashtu edhe me një bari, i cili thotë se disa ditë më parë bagëtitë e tij kishin ndjerë një erë të keqe pranë vendit ku u gjet trupi i vrarë. /tvklan.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular