BallinaEkonomiLuçiano Boçi zbardh skemën korruptive për incineratorin e Elbasanit. Të gjitha faktet...

Luçiano Boçi zbardh skemën korruptive për incineratorin e Elbasanit. Të gjitha faktet e sjella në komisionin hetimor

Luçiano Boçi zbardh skemën korruptive për incineratorin e Elbasanit. Të gjitha faktet e sjella në komisionin hetimor.

FJALA E PLOTË E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR, LUÇIANO BOÇI

Progres-raporti 2018: “Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.”

Progesraporti 2021: Ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit.

Zgjedhja e Bashkisë Elbasan si bankoprovë për skemën korruptive nuk është e rastit e as e çuditshme.

Në Elbasan për cështjen e trajtimit të mbetejeve kishte dy projekte. Një i paraqitur nga Këshilli i Qarkut Elbasan që parashikonte ngritjen e një landfilli në dampën e Paprit dhe një nga vetë bashkia në dampën e kombinatit Energjitik brenda Kombinatit Metalurgjik. Të dyja me kosto disafish më të ulët se imceneratori.

Projektet u rrëzuan me urdhër nga lart për të aplikuar skemën korruptive. Bashkia Elbasan, ne pamje te pare, behet kështu nismëtarja e skemës që ishte paracaktuar në nivel më të lartë, siç tregojnë faktet në vijim. Kjo Bashki, për të përligjur mungesën e plotë të procedurës ligjore, merr miratim nga Ministria e Mjedisit për projektin e paraqitur në korrik 2014.

Disa dite me pas, krijohet shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, me ortak te vetëm Stela Gugallja, me kapital vetëm 100.000 leke, e cila, pa asnjë përvojë të vetme në fushën e trajtimit të mbetjeve, por çuditërisht në dijeni të ekzistencës së nismës së marrë nga institucionet e sipërpërmendura, paraqet kërkesë për shprehje interesi për PPP, kërkesë e mbeshtetur mbi një akt të emërtuar “studim”, por që nuk mundet assesi te konsiderohet i tillë sepse është i mnagët si studim.

Menjëherë merren masat nga Ministria e Mjedisit që propozimi i Albtek Energy të hyjë në kanale proceduriale dhe ngrihet komisioni për koncesionin. Kompania dërgon dokumentacionin tekniko-financiar të rishikuar, studimin teknik të përgatitur nga Ernesto Granelli (Energy Recuperator, ortake e koncesionares së Tiranës). Me këtë shoqëri, kompania Albtek Energy lidh një kontratë me çelësa në dorë në nëntor 2014, për ndërtimin e impiantit. Duhet të vëmë në dukje që deri në nëntor 2014 Ministria e Financave nën drejtimin e ish ministrit Canaj nuk kishte dhënë dakordësinë për këtë projekt tek Ministria e Mjedisit siç konfirmojnë edhe korrespondencat ndërministrore.

Gjithsesi kompania Albtek Energy ndjehej mjaft e sigurtë që do të fitonte këtë koncesion/PPP saqë lidhi një kontratë për blerje përpara se të merrte dakordësinë e ministrit Cani.

Sakaq, ende pa rënë dakord ministri Cani, një VKM e qeverisë rishikon programin e buxhetit duke prekur zërin e inceneratorëve. Më në fund pas disa muajve letërkëmbimi, ministria e Financave pranon dhe në dhjetor 2014 i dërgohet ftesa kompanisë Albtek, në 16 dhjetor paraqitet oferta nga kompania. Po në atë ditë vlerësohet, po në atë ditë merr aprovimin dhe kontrata e cila qarkullon brenda 8 orarëshit të datës 16 në katër ministri dhe firmoset në të njëjtën datë nga Stela Gugllaja dhe Ministri Mjedisit, zoti Koka.
Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 9 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës nga qeveria!

1.     Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese.

2.     Koha per ankimin u caktua brenda datës 16.

3.     Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.

4.     Dergimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16.

5.     Përgjigja me shkrim e komenteve nga ministritë e tjera erdhi brenda datës 16.

6.     Hartimi i kontratës me 40 faqe brenda datës 16. Kampion Olimpik

7.     Negocim kontrate mes paleve brenda datës 16.

8.     Firmosje kontrate mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Arben Ahmetajt brenda datës 16. Kampion botëror.

9.     Miratim kontrate në mbledhje qeverie me datën 17 Dhjetor 2014!

Procedura e ndjekur, negocim pa shpallje, është procedurë që nuk parashikohet në ligjin për koncesionet, I cili në mënyrë taksative parashikon vetëm tri të tilla. Në janar 2015 kompania merr edhe lejet e fundit për ndërtimin.

Kështu kompania e drejtuar nga Stela Gugallja me një projekt të Klodian Zotos do të fitonte koncesionin e inceneratorëve për qytetin e Elbasanit. Vlera e tij 21 mln euro me një procedurë tërësisht jo korrekte, jo transparente dhe të mbushur me një nxitim që e bën fajtore ministrinë e mjedisit dhe gjithashtu edhe individë të tjerë.

Por, historia nuk mbaron me kaq. Të njëjtët personazh kthehen për të ekzekutuar një tjetër marrëveshje në kurriz të shqiptarëve nga një tjetër vend krimi dhe korrupsioni.

Duhen parë aksionerët e inceneratorit të Elbasanit i cili pavarësisht investimit gjigant punon në 20% të kapacitetit. Aq më tepër u pretendua se nga ai të prodhohej energji elektrike dhe sot e kësaj dite energji nuk prodhohet dhe më të dëmtuarit në këtë pjesë të inceneratorit janë banorët e zonës, për një incinerator të ndërtuar jashtë kushteve teknike në zallin e lumit Shkumbin që ndot faunën dhe florën e zonës. U ndërtua me teknologji të vjetëruar me 4 mijë 500 gradë dhe jo 7 mijë gradë siç parashikohej. BE e kundërshton incenerimin. Helmimi I Elbasanit vazhdon në mënyrë progresive. Tani jo me tymin e dukshëm, por me tymin e padukshëm kancerogjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular