BallinaKronikeRekord droge në Itali, shqiptari kapet me 45 milionë euro kokainë

Rekord droge në Itali, shqiptari kapet me 45 milionë euro kokainë

Një super operacion antidrogë është realizuar në Itali, ku raportohet se është sekuestruar 476 kg kokainë, e ndarë në 400 pako

Mediat italiane shkruajne se si rezultat i këtij operacioni ka rënë në pranga një shtetas shqiptar, banues i ligjshëm në Itali.

Mësohet se shtetasi shqiptar i arrestuar është 38 vjeç dhe ishte me dokumenta të rregullta italiane dhe banonte në provincën e Firenzes.

Ai po udhëtontë me kamion ku u pikas nga policia rrugore, e cila ka ndaluar mjetin. Duke qenë se shqiptari është shfaqur i shqetësuar, policia ka ushtruar kontroll dhe ka zbuluar lëndën narkotike.

Nëse droga do të ishte hedhur në treg, vlera e saj kapte vlerën e 45 milionë eurove./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular