BallinaPolitikeBardhi: Berisha kishte në krah njeriun që bëri fushatë për djalin e...

Bardhi: Berisha kishte në krah njeriun që bëri fushatë për djalin e Aqif Rakipit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se personi në fjalë, pa i përmendur emrin ishte ulur në rresht të parë

“Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”– tha Bardhi.

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular