BallinaKryesore“Zhduket” Armando Broja, nuk figuron në stol, përfundon në...

“Zhduket” Armando Broja, nuk figuron në stol, përfundon në…

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare për ndeshjen kundër Anglisë. Kjo është padyshim surpriza më e madhe e përfaqësueses para sfidës me “tre luanët” në Uembli, pasi djaloshi shqiptar nga i cili presin shumë të gjithë, nuk figuron në protokollin e ndeshjes.

Vetë FSHF dha sinjalin e parë në videon e publikuar në rrjetet sociale para sfidës me fanellat e lojtarëve që do të zbresin sot në fushë, teksa mes tyre mungonte ajo e Brojës, protagonist absolut i këtyre eliminatoreve

Më pas, kur është publikuar protokolli zyrtar në faqen e UEFA-s, është konfirmuar sy se Broja është emri jashtë 23-shes, që do të thotë se do ta ndjekë duelin nga tribuna. Nuk dihet ende arsyeja pse u zgjodh të veprohej në këtë mënyrë me sulmuesin, i cili në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e skuadrës rregullisht, pavarësisht problemeve të fundit në kavilje që e mbajtën larg grupit kuqezi në ditët e grumbullimit në Shqipëri. JETMIR HALILAJ/PANORAMA SPORT

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular