BallinaKronikeAtentati me dy viktima në Astir, gjendet e shkrumbuar në Thumanë makina...

Atentati me dy viktima në Astir, gjendet e shkrumbuar në Thumanë makina e autorëve

Pak minuta pas atentatit në Astir, një makinë e djegur është gjetur në zonën e Thumanës. Dyshohet se kjo mund të jetë makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë. Mësohet se makina e djegur ishte një automjet tip “Honda”.

Ndërkohë kujtojmë se një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re në kryeqytet. Viktimat e këtij atentati janë Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç, emra të njohur në botën e krimit. Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular