BallinaKronikeE rëndë në Lushnje/ Përplaset nga makina, ndërron jetë 84 vjeçari

E rëndë në Lushnje/ Përplaset nga makina, ndërron jetë 84 vjeçari

Një 84-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në rrugën Kolonjë-Lushnje, në fshatin Savër.

Policia thotë se është shoqëruar në komisarit shoferi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular