BallinaSportShqipërisë i mjafton vetëm një penallti ndaj Andorrës, mban vendin e tretë...

Shqipërisë i mjafton vetëm një penallti ndaj Andorrës, mban vendin e tretë me rekord pikësh

Një sukses me shumë vuajtje përballë një rivali direkt, por ajo që vlen në fund është fitorja dhe pikët maksimale. Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 ndaj Andorrës, e vendosur me një penallti në pjesën e dytë.

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Andorrës ka përfunduar në barazim pa gola. Kuqezinjtë kanë dominuar në qarkullimin e topit, por rastet ishin me pikatore, teksa miqtë patën dy raste të mira.

Vlen të përmendet një shtyllë e Roshit në fundin e fraksionit të pjesës së parë. Gjithsesi, kuqezinjtë rrezikuan në prapavijë më herët, teksa ishte Strakosha që shpëtoi portën.

Në të dytën, kuqezinjtë shtojnë ndjeshëm ritmin dhe pas shumë përpjekjesh në minutën e 72’ ka penallti. Nga pika e bardhë shfaqet Çekiçi, i cili realizon dhe çliron ekipin. Me golin në avantazh të besuarit e Rejës janë më të qetë. Goli i sigurisë nuk vjen, tanët janë të paqartë. Gjithsesi, mbyllet 1-0 dhe Shqipëria mban vendin e tretë.

 

 

Në dy ndeshjet e tjera të grupit I, Anglia fitoi 10-0 me San Marinon në transfertë, duke e mbyllur në vendin e parë. Harry Kane shënoi 4 gola. Në sfidën tjetër, Hungaria befasoi Poloninë, duke fituar 1-2 në Varshavë. Megjithatë, polakët mbajnë vendin e dytë, Hungaria e katërta, pas Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular