BallinaKryesoreBuxheti 2022/Flamur Hoxha: Paratë e shqiptarëve po shpërdorohen, Shqipëria po shkon drejt...

Buxheti 2022/Flamur Hoxha: Paratë e shqiptarëve po shpërdorohen, Shqipëria po shkon drejt skenarit të krizës greke të borxhit

Nga Flamur Hoxha

Të nderuar qytetarë, kolegë deputetë
Sot po hidhen në diskutim disa ndryshime të TVSH-së, disa ndryshime për akcizën dhe projektbuxheti për 2022.
Para se të të lexoja projekt-buxhetin lexova edhe njëherë programin tuaj qeverisës për mandatin e tretë ku pikat kryesore vendoseshin midis të tjerave:
Mirqënie për të gjithë; modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, bujqësisë, turizmit dhe dixhitalizimit ekonomik; një Shqipëri e fortë; reduktimi i borxhit publik.
Lexoj projekt-buxhetin dhe shoh që rritja ekonomike e parashikuar për 2022 është 4.1% më shumë sesa viti i kaluar me një PBB nominale 15.3 miliardë euro, ku rritja e PBB-së nominale parashikohet të shtohet si vlerë me 804 milionë euro ndërsa defiçiti buxhetor do të rritet me 5.4% të PBB-së, pra borxhi publik do të shtohet me 827 milionë euro. Edhe për 2022 ashtu si gjatë 8 viteve të fundit qeveria shqiptare vazhdon të rrise më shumë borxhin publik sesa PBB.
Besoj kjo është e qartë për të gjithë se paratë e shqiptarëve po shpërdorohen dhe vendi shkon drejt skenarit të krizës greke të borxhit.
Qeveria deklaronte në programin e saj, mireqënie dhe zhvillim, por nga ana tjeter buxheti për arsimin është vetëm 2.6% e GDP nga mbi 5% që e kanë vendet e zhvilluara, apo nga 3.3% e qeverisjes se djathtë 2013.
Pesha e arsimit në buxhet është 7.25% ndërsa Kosova, shteti më i ri në rajon i dedikon 14% të buxhetit arsimit ndërsa mesatarja në rajon është mbi 12%.
Si arrihet zhvillimi ekonomik i një vendi kur buxheti për arsimin reduktohet nga viti në vit?! Pa harruar këtu reduktimin e buxhetit për arsimin e mesem profesional: -1.8 mln euro (-23%) dhe zhvillimin e sportit dhe rinise: -0.9 mln euro (-28%). Duke rrenuar arsimin dhe perbuze dijen, e sigurte se rrenohet e ardhmja e vendit.
Javën e kaluar Banka e Shqipërisë, foli për një valë inflacioni që do të vazhdojë edhe në muajt e parë të 2022. Qeveria për t’i bërë ballë kësaj situate, siç e ka deklaruar edhe në program që ka në bazë të zhvillimit mirqënien, vendos të indeksojë inflacionin për aksizën e alkolit, që nga 1 janari i 2022 dhe supozojmë që ka të drejtë pasi do të rriten të ardhurat në buxhet, cfarë bëhet për konsumatorin??? Pse nuk e indekson edhe inflacionin te pagat që nga 1 janari?!
Deklaron se do ketë rritje pagash por ato pak profesione që do të kenë një indeksim të pagave (20 milionë euro shtesë në buxhet që janë pak ose aspak), rritja e tyre do të hyjë në fuqi vetëm në 1 korrik të 2022 po për 6 muajt e parë çfarë do bëjnë këta njerës apo do të shtrëngojnë rrypin.
E për mos ta lënë me kaq shton aksizën e gazit për konsum familjar, me 6 leke duke cuar kështu në kosto shtesë per konsumatorët familjarë dhe bizneset. Sigurisht kjo mund të çojë në reduktimin e evazionit por ama kjo po ndodh në kurriz të konsumatorit të varfër dhe biznesit, aq më tepër në një situatë krize energjitike. Sa me shume nje qeveri e varferon nje popull, aq me te sigurte e ka sundimin e tij.
Ndërsa për pensionistët ku një pjesë e mirë e tyre përfiton pensione në vlerë më të ulët se minimumi jetik, nuk kanë menduar për rritje pensionesh por thjeshtë do të bëjnë një indeksim inflacioni. Vijon diskriminimi e perbuzja me ligj e moshes se trete.
Qeveria konsideron prioritet në programin e saj bujqësinë dhe rritjen e produktivitetit të saj e çfarë bën për këtë gjë: si fillim ul me 2% buxhetin e këtij sektori në raport me 2021. Duke ndeshkuar bujqesine, ndeshkon prodhimin konkurues vendas dhe vazhdojme te blejme nga importi ushqime dhe te nxjerrim jashte rreth 700 milione euro per ushqime.
Më konkretisht, propozon rritja e vlerës së investimit në Makineri me 10 herë ose mbi 500 Milionë Lekë (ishte mbi 50 Milion), për të përfituar përjashtimin e TVSH në importin e makinerive. Të vendosësh se përjashtimin nga TVSH e përfiton vetëm nëse investimi në Makineri është më i lartë se 4 Milion Euro, praktikisht pengon investimin në teknologji e aq më tepër frenon investitorët e rinj. Efektet negative të kësaj mase janë edhe indirekte, sepse do ndikojë në frenimin e rritjes së produktivitetit që është një ndër problematikat kryesore të vendit tonë.
Është propozuar po ashtu që Skema e Kompensimit të TVSH për fermerët të bëhet Zero. Ka qenë 20%, u ul 6% dy vite më parë, dhe tani është propozuar të bëhet 0. Sipas qeverisë zgjidhja më e mirë e problemeve të skemës na qënka zhdukja e kompensimit, duke dëmtuar sektorin agro përpunues, fermerët, duke rritur importin (përpunuesit do të orientohen nga importet) e duke rritur çmimet në të ardhmen. Ku qënka prioritet ky sektor, kur diskriminohet dhe fermeri dhe agropërpunuesi? Sa i perket mbeshtetjes per bujqesine e fermerin, te mos shpikim, te ndjekim modele europiane, te mbeshtesim rritjen e numrit te krereve, numrin e drufrutoreve si ulliri pasi ne kemi ende shume nevoje te rrisim siperfaqet e numrat e rrenjeve e kafsheve.
Hiqet përjashtimi i inputeve bujqesore (plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanet) dhe vendoset TVSH në masën 10%, si do të rimbursohen kostot shtesë te fermeri, si qënka prioritet bujqësia apo Open Balkans ndërkohë që ne rritim kostot e këtij sektori kur të gjithë vendet e rajonit i suvencionojnë. Po ashtu është reduktuar buxheti për zhvillimin rural me – 2.7 mln euro (-9%) si dhe administrimi i pyjeve: -0.8 mln euro (-56%). Nuk bejme bujqesi as ekonomi konkuruese nese nuk subvencionojme sa fqinjet ne mos me shume.
Ku është rritja e mirqënies, kur rriten çmimet por nuk pranohet reduktimi i pjesshëm i TVSH për shportën e konsumit.
Ku është rinia kur ka zero fonde për punësimin e tyre apo për financimin e politikave të mbajtjes së rinisë në vend.
Ku është sipërmarrja, kur paketa e re fiskale 2022 parashikon të gjenerojë 5.27 miliardë lekë shtesë për buxhetit e shtetit të vitit 2022, por këto para ashtu si edhe borxhi publik do shkojë për konçesionet dhe ndërtimi i rrugëve me çmimet më të shtrenjtë në botë, në vendin me rrogat më të ulëta në Europë.
Faleminderit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular