BallinaKronikeEkzekutimi i biznesmenit në Athinë, media greke: U vra me gjakftohtësi nga...

Ekzekutimi i biznesmenit në Athinë, media greke: U vra me gjakftohtësi nga dy shqiptarë

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit shqiptar në pikën e tij të karburantit mbrëmjen e sotme në Nice të Greqisë.

Mediat bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes të cilët janë me origjinë shqiptare janë parë pranë pikës së karburantit me një automjet dhe pasi janë afruar pranë shënjestrës kanë shkëmbyer disa fjalë me ta.

Pastaj me gjakftohtësi ata kanë shprehur armët duke qëlluar në drejtim të biznesmenit dhe shokut të tij. Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa miku i biznesmenit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes BMW-ja e autorëve është gjetur e djegur në Kifissos. Dyshimet e policisë janë se automjeti që u përdor prej tyre ishte i vjedhur. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular