BallinaKronikeFOTOT/Familjarët e 8-vjeçarit "ngujohen" në gjykatë, mesazhi për Edi Ramën

FOTOT/Familjarët e 8-vjeçarit “ngujohen” në gjykatë, mesazhi për Edi Ramën

Ndërsa sot pritet që të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanit, autorin e vrasjes së fëmijës 8 vjeç në Fier,  familjarët e  Mateo Vasiut  kanë hyrë me forcë në Gjykatë pasi duan të jenë të pranishëm në séance.

Aktualisht seanca është shtyrë, ndërsa familjarët e të miturit po qëndrojnë në oborr. Familjarët e të miturit kanë folur për mediat, ndërsa kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me vrasësin.

Njëra nga të afërmet e djalit deklaroi se autori pasi kishte vrarë të miturin, i pyeste familjarë “a e gjetët djalin”.

“Na pyeste, e gjetët djalin. Por ne nuk na shkonte mendja. Shyqyr që ishin kamerat e shtëpisë, që ë nxorën të drejtën e djalit me anë të biçikletës, se ne nuk do denim se ku është djali. Pse nuk ka varjë për këta kriminale. Ai do hajë nga taksat tona. Do punojmë prapë për kriminelin ne. Ai në burg është si në hotel. Ai atë kërkonte. Si mund të na merrte djalin. Një ditë do të vijë. Mund të jetë risku i çdo fëmijë tjetër. Jo vetëm i joni. Dorë e mallkuar, na mori djalin. Vetëm varje. Kaq! Nuk ka rrugë tjetër. Të çohet gjithë populli për atë engjëllin e vogël. Nuk kemi më lot. Vetëm zemrat tona e dinë se çfarë po vuajmë, deklaroi e afërmja e 8 vjeçarit.

Ata patën një mesazh edhe për Edi Ramën.

“Edi Rama del dhe thotë nuk ka ligj me varje. Po pse more kryeministër. Pse? Mund të ndodhë prapë”, tha e afërmja e viktimës.

"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e"Po pse more kryeministër..."/ Familjarët e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular