BallinaAktualitetTronditet bota e muzikës/ Ekzekutohet me armë zjarri reperi i njohur

Tronditet bota e muzikës/ Ekzekutohet me armë zjarri reperi i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës, ku një reper i famshëm është ekzekutuar me armë zjarri.

Bëhet fjalë për reperin e njohur amerikan, Young Dolph, i cili është qëlluar për vdekje sot në Memphis.

36-vjeçari i cili ndodhej në një furrë buke u vra nga një person që e qëlloi nga dritarja e një makine.

Ekzekutimi i reperit të famshëm është konfirmuar nga autoritetet.

Dhjetra njerëz u mblodhën në vendin ku u vra reperi dhe shpërthyen në lot.

Young Dolph njihej për disa hite dhe bashkëpunime të suksesshme muzikore në zhanrin Hip Hop/Rap.

Ai kishte publikuar në korrik të këtij viti albumin e tij të ri të titulluar “Paper Route Illuminati”, që në shqip përkthehet “Postieri i Iluminatit”, në bashkëpunim me reperin Paper Route dhe disa reperë të tjerë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular