BallinaAktualitetZjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Tedor Keko” në Tiranë, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati.

Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar menjëherë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular