BallinaKryesoreBasha pret të vizitojë SHBA: Kam marrë ftesa për diskutime të rëndësishme

Basha pret të vizitojë SHBA: Kam marrë ftesa për diskutime të rëndësishme

Lulzim Basha deklaroi se ka marrë ftesa zyrtare për të vizituar SHBA-në dhe pret diskutime për çështje të rëndësishme.

Pyetje: A keni në plan ndonjë udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së afërmi?

Lulzim Basha: Kam marrë ftesa zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim, siç kam bërë në të shkuarën do t’i bëj edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është partneri ynë strategjik, ku padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë axhendën tonë të përbashkët shqiptaro amerikane, apo axhendën euroatlantike. Ku SHBA e di që mund të mbështetet tek Partia Demokratike dhe tek unë si kryetar i saj, jo vetëm për shkak të kontributit të dyanshëm në procese historike si futja në NATO apo Pavarësia e Kosovës, por edhe për shkak të vizionit që bashkë ndajmë për një Ballkan të orientuar nga Perëndimi, jo thjesht me fjalë dhe me shfaqje por me vepra; që do të thotë tregje të lira, zgjedhje të lira, media të lira, qytetarë të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular