BallinaKryesore“Berisha duhet të kishte hapur krahun”/ Ervin Salianji: Partia nuk ka pronë!...

“Berisha duhet të kishte hapur krahun”/ Ervin Salianji: Partia nuk ka pronë! Askush nuk ka imunizim nga përjashtimi nëse..

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Sali Berisha duhet të ishte larguar. Teksa foli për situatën brenda PD-së, Salianji tha se me lëvizjen e Berishës, po turpërohen demokratët.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, deputeti demokrat u shpreh se gjithçka Berisha po e bën për interesin e tij personal.

A do të përjashtojë Basha Berishën nga PD?

Salianji: Nuk është ky problemi, Basha ka bërë të gjitha përpjekjet që të bashkojë. Askush nuk ka imunizim nga përjashtimi nëse shkel statutin.

Berisha ka 30 vite në politike, tani po i thotë shqiptarëve që është më i miri. Ai ka mbrojturi çdo vendimmarrje të Bashës.

Ky është interes personal i tij. Unë po të isha në vendin e tij do kisha ikur që në 2013. Gjithësecili ka interes personal.

Kur jemi në organizatë ti ke interesat e organizatës. Në PD sakrifikojnë shumë, sakrificën që bëjnë demokratet nuk e bën askush. Shumica rrinë edhe pa bukë.

Sali Berisha, në situatën ku ka një vendimmarrje që PD është e detyruar, sepse ka zero mundësi për të ardhur në pushtet po të ishte kundër SHBA-ve. Ai duhet të kishte hapuri krahun. Po na turpëron me këtë lëvizjen që po bën tani.

30 vite në pushtet, nuk ka pronë partia. Pronë ke atë që ke bërë nga vetja, jo atë që kanë sakrifikuar të gjithë.

Berisha ka influencën e tij. Unë mendoj për demokratët, edhe Lulzim Basha nuk do të jetë pronar i partisë. Sali Berisha është  po aq bashkëpërgjegjës sa Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular