BallinaAktualitetLejuan automjetin me mallra kontrabandë në kufi, shoqërohen në polici dy doganierët...

Lejuan automjetin me mallra kontrabandë në kufi, shoqërohen në polici dy doganierët e Gorricës

Përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës J.L. dhe një doganier me iniciale P.M. janë shoqëruar në polici pasi kanë lejuar të kalojë një automjet me mallra kontrabandë.

Burime bëjnë me dije për ABC se ata nuk kanë kryer kontroll në automjetin që drejtohej nga V.N., i cili tashmë është vënë në prangat e policisë pasi sillte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.

Në momentin e kalimit në Gorricë, doganierët e kanë lënë të kalojë pa iu nënshtruar kontrollit. Ai u kap gjatë aksionit të policisë në afërsi të fshatit Zvezdë.

I arrestuari dhe dy doganierët e shoqëruar janë dërguar pranë komisariatit të Korçës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular