BallinaKronikeShoferi tentoi ti largohej policisë/ Përmbyset mjeti me emigrante, 7 viktima dhe...

Shoferi tentoi ti largohej policisë/ Përmbyset mjeti me emigrante, 7 viktima dhe 7 të plagosur në Greqi

Një aksident i rëndë është raportuar pas mesnate në Egnatia në Greqi. Si pasojë kanë humbur jetën 7 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur. Në aksident është përfshirë një automjet i cili sipas policisë po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi duke tentuar ti largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentit kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur. Sakaq policia dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular