BallinaUncategorizedVIDEO/ 'Barbona, s'keni turp', sharjet dhe fyerjet e Gjergj Lucës për fermerët:...

VIDEO/ ‘Barbona, s’keni turp’, sharjet dhe fyerjet e Gjergj Lucës për fermerët: Ata kanë marrë 200 mln €

Me poshte po sjellim me video akuzat dhe fyerjet e Gjergj Lucës ndaj fermerëve që protestojnë për TVSH-në.

Ai tha se protestat e tyre janë të turpshme ndërsa lëshoi fyerje ndaj fermerëve duke i quajtur barbona.

Gjergj Luca tha gjatë prezantimit të buxhetit për peshkimin se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen që u ka dhënë, sipas tij 200 mln euro në 4 vite.

“Gjithsecili nga ne ka nga një magazinë. Kjo punë duhet të diskutohet dhe ne duhet të pranojmë pjesën tonë sepse ne jemi formalizu. E njëjta gjë eshë me bujqësinë dalin në rrugë dhe thonë hiqni TVSH. Nuk është taksë TVSH-ja. Më vjen shumë keq për kolegët e bujqësisë dhe dalin në rrugë pasi kanë marrë mbështetje 4 vite nga shteti dhe dalin në rrugë për tvsh. Ne bëjmë vetë faturim.

Ka komoditet më të madh për ne që vetë faturojmë veten? Ne duhet të demontrojmë se paguajmë në shtet TVSH e prodhimit. Problemin e keni me grosistat. Mund ta keni me mua që jam grosist i madh. Nuk e keni me shtetin. Ata që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milionë i është dhënë bujqësisë. Dalin qesin 10 barbona atje është turp, për TVSH. Është e turpshme. Të nxjerrin njerëzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme”, tha Luca. 

Sharjet dhe fyerjet pronari i ‘Rozafa Fish City’ në Labinot i bëri në prani të kryeministrit Edi Rama i cili duke heshtur i miratoi akuzat e pazakonta të biznesmenit të dyshimtë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular