BallinaKryesoreBerisha: Yuri Kim nuk do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin...

Berisha: Yuri Kim nuk do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin do e shpall “non grata”

Në fjalën e mbajtur sot në foltoren e organizuar nga Lidhja e Gruas, Sali Berisha reagoi ndaj deklaratave të ambasadores Yuri Kim, duke u shprehur se kjo e fundit nuk do të shkelë kurrë në zyrën e tij si kryetar i PD apo kryeministër, pa u kërkuar ndjesë demokratëve.

Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreve se po fitoi Berisha nuk do ti jap dorën, tani do ti përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për dëmin. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte bar. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha më herët se plani i Edi Ramës ishte shkatërrimi i PD si forcë konservatore dhe shndërrimi i saj në ministri të Ramës. “Rama dhe padrinoja e tij Soros, e kishin të qartë se unë nuk do pranoja kurrë një aleancë me PS-në, se ishte gjëmë e zezës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, dhe në këtë mënyrë me peng-Bashën do mund të merrnin cdo vendim kundra jush, kundra demokratëve dhe interesave të Shqipërisë”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular