BallinaSportE bujshme! Florian Marku i pathyeshëm fiton sërish.Mposht rivalin me...

E bujshme! Florian Marku i pathyeshëm fiton sërish.Mposht rivalin me…

Luftëtari kuqezi zbriti në ring për herë të pare pas fitimit të titullit IBF dhe detyra e tij ishte ta mbronte me një paraqitje dinjitoze dhe ia arriti me plot bindje.

Në SSE Arena të Londrës, Marku u ndesh me rivalin francez, Jorick Luisetto i cili kishte dy humbje dhe menjëherë në raundin e parë boksieri ynë tregoi superioritet dhe shumë disiplinë.

Edhe në raundin e dytë është më lart Florian Marku teksa Luissetto përpiqet të mbrohet nga gjuajtjet e boksierit kuqezi që tenton t’i gjejë anën e dobët kundërshtarit për t’i dhënë goditje fatale.

Raundi i tretë bëhet më i luftuar nga të dy dhe nis të japë sinjale edhe rivali francez por mbrohet mirë Marku dhe largohet nga çdo situatë e vështirë.

Në raundin e katërt Marku jep një goditje shumë të mire nga poshtë ndaj rivalit por ky i fundit reziston e gjithsesi deri në këtë raund, Marku është dominues teksa raundi i pestë bëhet edhe më i nxehtë ku kampioni kuqez e provokon edhe hapur pa u mbrojtur rivalin.

Në raundin e gjashtë Marku nis t’i jape disa goditje ballore kundërshtarit francez teksa edhe ky i fundit bëhet i rrezikshëm në disa tentativa por gjithsesi duhej të zhvilloheshin 8 raundet e përcaktuara për të mësuar edhe fituesin.

Në fund juria, as që nuk kishte diskutim për të vendosur për fituesin që është ai, Florian Marku, boksieri kuqezi që vijon të na bëjë krenarë të gjithë tifozët shqiptarë në mbarë botën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular