BallinaShow Bizz“E njoha kur isha 17 vjeçe”- Partnerja e Stines rrëfen për herë...

“E njoha kur isha 17 vjeçe”- Partnerja e Stines rrëfen për herë të parë historinë 13-vjeçare me kantautorin

Ernest Duka dhe partnerja e tij, Grazia, kanë qenë shpesh të komentuar në mediat rozë, kjo edhe për shkak se janë përfolur më shumë se një herë për ndarje mes tyre. Por a janë sot bashkë? 

Graciela, që njihet nga të gjithë si Grazia, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”,  krahas detajeve të tjera ka sqaruar edhe lidhjen 13- vjeçare me këngëtarin e njohur, me të cilin kanë një vajzë, Estian.

Grazia tha se janë bashkë, ndonëse si të gjithë çiftet, edhe ata kanë patur problemet e tyre. “Sot që po flasim jemi mirë, por që dihet që edhe po mos të jemi bashkë me njëri-tjetrin është puna që na lidh dhe goca”, tha ajo, referuar Estias, vajzës së tyre.

Grazia ka treguar historinë e njohjes së tyre, 13 vite më parë. “Ne kemi 13 vite që njihemi dhe unë jam një njeri që nuk heq dorë kollaj. Aq më tepër kur kam luftuar për dashurinë. Ne jemi njohur në ‘Top Fest 6’, ka qenë dalja ime e parë në skenë. Isha 17 vjeçe në Liceu Artistik, Nesti më pa të vogël dhe më tha dikush se po të thërret një djalë. Unë isha e vogël me mamin e babin dhe filloi me komplimentat. Shkëmbyem numrat, ai më mori në telefon, po unë nuk e kisha dëgjuar deri sa një ditë në tetor u takuam në rrugë”, tregoi ajo, e më pas zbuloi edhe se çfarë i pëlqente dhe çfarë jo tek partneri.

Grazia ka zbuluar se te Stine nuk i pëlqen se ai është nevrik, ndërsa e do shumë shpirtin e tij të bukur. “Nuk më pëlqen kur është nevrik dhe sidomos kur e prek te gjumi, nuk i vë faj se ka gjithë atë lodhje mendore. Më pëlqen shpirti, sedra, prandaj nuk e lë dot”, tha ajo.

Grazia tregoi se edhe këngën e saj më të re, “S’jena mo”, ia ka dedikuar Stines dhe në momentin që e ka shkruar kanë pasur disa debate mes tyre. Grazia tha se kur Stine e dëgjoi e kuptoi se ishte për atë dhe e pëlqeu shumë.

“Këtë këngë e kam bërë për Nestin. Në atë kohë unë nuk kam shkuar mirë me Nestin, kemi pas ato ‘gërr-vërr-et’ si çdo çift dhe shkoj menjëherë në studio. Kur shkova dhe ia tregova, ai e pëlqeu shumë dhe e kuptoi që lidhej me ne”, u shpreh ajo.

Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela. Në postim, ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëritjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”. 

Por disa muaj më vonë, ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së, Estias.Në një emision, pyetjes se flitej që ishte ndarë dhe si ishte e vërteta, i habitur Stine ia ktheu: “Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”. 

Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për këngëtarin. Një situatë u konflikti ndodhi në maj mes saj dhe kunatës, motrës së Stines, Alida Dukës. Ernest Duka (Stine) dhe motra e tij, Alida Duka, e cila po ashtu merret me muzikë, ishin të ftuar në programin “Soiree”, në një intervistë si vëlla e motër.

Në një moment gjatë intervistës, Jonida Shehu, i pyeti: “Anën e kujt mban Stine nëse ka një situatë midis teje dhe gruas së tij?”. Përgjigjen e jep shumë shpejt Alida, duke thënë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë”.

Kjo shoqërohej nga një pauzë e shkurtër, një “ah, të paska gënjyer!”, me shaka, thënë nga Jonida. Ky moment i videos është hedhur në “Instastory” nga Grazia, bashkëshortja e Stines, po ashtu këngëtare, e cila ka treguar se tashmë kunata e saj e ka mbushur kupën, duke i renditur publikisht një sërë akuzash të rasteve kur ajo e ka injoruar publikisht si nusen e vëllait.

“Realisht nuk di çfarë të them! I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tënde”, shkroi ajo

Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.

Në një intervistë të 2016- ës te “Zonë e Lirë”, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në “Instagram” nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur, edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance with Me”.

Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë”. Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”.

Biseda vazhdon: Si të duket?  Mirë. Çka? – Po, dëgjohet me gjysmë zëri. Mirë. Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida

Bashkëngjitur kësaj videoje, Grazia shkruan: “09.09.2016. Unë kam qenë 7 muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!”.

Ka akoma: Në një tjetër intervistë të “Zonë e Lirë”, dy vite më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’

Burime pranë çiftit kanë treguar se ky sherr publik mes kunatave rrezikon edhe këtë herë martesën e Stines, pasi ai nuk di anën e kujt të mbajë. Kujtojmë që ata arritën të rregullonin marrëdhënien pas ndarjes së bërë publike para tre vitesh. Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela

Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”. 

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.

Por në lidhje me ribashkimin, u tha se ishte pikërisht Alida ajo që i ribashkoi duke qenë se ajo me kunatën kishin qenë dhe shoqe, e shiheshin të tre në koncerte. Por nuk dihet pse u ftohën marrdhëniet e dy kunatave pas bashkim të Grazias me Stinen.

/Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular