BallinaUncategorizedPlagosja në ish-Bllok/Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim! Ja për çfarë...

Plagosja në ish-Bllok/Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim! Ja për çfarë akuzohet

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ilir Shkurti në zonën e ish-bllokut, ngjarje e regjistruar më 6 nëntor të këtij viti.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vendosur shtetasi me iniciale V.S. pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit të plagosjes, Kridenc Muçollarit.

Mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e moskallëzimit të krimit dhe përkrahja e autorit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh.

SI NDODHI NGJARJA

Ilir Shkurti 32-vjeç u plagos me armë nga Kridenc Muçollari, 38 vjeç pas një sherri në zonën e ish-bllokut. Ngjarja ka ndodhur përpara një lokali.

Sipas Neës24, pikënisja e sherrit mes të rinjve është e vjetër, që kurse ata kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se lidhet me aktivitete të paligjshme.

Duket se këto konflikte kishin çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar. Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen.

Kridenc Muçollari u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular