BallinaBotaKishte paguar 1000 USD garanci për të dalë nga burgu/ Kush është...

Kishte paguar 1000 USD garanci për të dalë nga burgu/ Kush është autori i masakrës në paradën e Krishtlindjeve në SHBA

39-vjeçari Darrell Edward Brooks Jr. është arrestuar si i dyshuar për incidentin me të paktën 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në SHBA.

Mësohet se Brooks është një person me të kaluar kriminale ku është liruar nga burgu dy ditë më parë, pasi kishte paguar një garanci prej 1000 dollarësh për tre kundërvajtje dhe dy vepra penale.

Ai është akuzuar për rezistencë ndaj policisë në arrestim, për krime seksuale, të shkatërrimit të pronës, armëmbajtje pa leje, dhunës në familje dhe akuza në lidhje me drogën.

Ndërsa drejtonte një makinë, ai kaloi perimetrin e sigurisë duke u futur me shpejtësi të lartë në turmën e një parade Krishtlindjesh, duke marrë përpara të rritur dhe fëmijë.

Tragjike në SHBA/ Makina futet në mes të turmës gjatë një parade feste, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën pasi një automjet u fut në turmën e një parade në SHBA

Mediat ndërkombëtare raportojnë se makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

“Në këtë moment, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur”, deklaroi qeveria lokale në faqet e saj në rrjetet sociale.

“Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë”, thuhet në deklaratë.

Një pjesë e madhe e Rrugës kryesore mbetet e mbyllur ndërkohë që hetimet vijojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular