BallinaSociale“Mos shikoni makinat luksoze”, Sadetja surprizohet nga bashkëshorti dhe jep një mesazh...

“Mos shikoni makinat luksoze”, Sadetja surprizohet nga bashkëshorti dhe jep një mesazh për vajzat

Sadetja e ka pranuar ftesën dhe është bërë pjesë e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Tejet e lumtur, ajo është shprehur se ka pasur një jetë mjaft të bukur pasi në rrugëtimin e saj ka pasur dhe ka përkrah një burrë të mrekullueshëm.

E pyetur se kur ja kanë sjellë mesazhin, Sadetja ka treguar se ftesën e ka marrë të martën dhe gjatë këtyre ditëve ka menduar shumë se kush mund të fshihet pas kësaj surprize.

Ardit Gjebrea: Kush ju ka ardhur në mendje?

Sadetja: Fillimisht në mendje më ka ardhur bashkëshorti se atë e kam shumë përzemër sepse më ka mbajtur shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Fëmijët ku i ke?

Sadetja: Fëmijët i kam në Greqi, dy i kam këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Thua të kenë ardhur nga Greqia?

Sadetja: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Jo, nuk janë fëmijët të garantoj.

Sadetja: Epo, nëse nuk janë fëmijët do të jetë bashkëshorti ose vëllai. Bashkëshortin e kam fiksim sepse më ka shpëtuar jetën sepse pas 24-25 vjetësh më filloi kolla. Nuk ka lënë vend pa më çuar këtu në Shqipëri, pastaj u hapën vizat e vajtëm në Greqi që të më vizitojë. Ai nuk ka lënë vend pa më vizituar. Në Greqi u shërova, shpëtova.

Ardit Gjebrea: Tani ta shohim së bashku se kush të ka ftuar

Sadetja: Është bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Po ku e shikon, ti vetëm një unazë shikon?

Sadetja: Unazën vetëm bashkëshorti ta sjell.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Sadetja: Sabri

Sabriu: Flori do të të them sepse të kam thënë gjithmonë.

Sadetja: Edhe unë ashtu të kam ty.

Sabriu: Të kam sjellë këtu që të jap një mesazh publik për arsye se kemi kaluar një jetë të tërë bashkë, prej 50 vjetësh dhe kam një brengë të madhe sepse e nise shkollën dhe nuk e betise.

Sadetja: Atë mos e përmend sepse shkollën dhe unë përderisa mu sëmur vjehrra dhe iku nuk ju lija dot ju dhe të shkoja në shkollë, jam mëse e lumtur.

Sabriu: Por unë e kam thikë në zemër sepse kam qenë mësues vetë dhe ty zëre se të kam pasë nxënëse, por edhe në jetë e shkëlqyer ke qenë. Të kam zëmër dhe të këkroj falje botërore.

Sadetja: Të kam falur me mijëra herë sepse kam kaluar një jetë të lumtur dhe shkollën ta kisha filluar s’do isha qenë kaq e lumtur sa jam tani.

Sabriu: Kemi kaluar një jetë, siç thotë ai filmi turk, kudo bashkë, gjithmonë bashkë. Për këtë mendova një unazë për 50-vjetorin, edhe 50 të tjera.

Sadetja: Faleminderit, të dy bashkë. U bëj thirrje të gjithë gocave dhe djemve të mos shikojnë makinat luksoze e pasuri e vilë e pallate, por të gjejnë njeriun e zemrës.

Pas moment të bukur të dhurimit të unazës, surpriza e radhës për çiftin e bukur erdhi në studio.

Në fillim erdhi e bija e tyre, Gentjana, vajza që jeton në Shqipëri.

Gentjana: Unë nuk mund të ju jap lulet sepse unë nuk jam vetëm, kam një surprizë për ju.

Pas çastit special, dy vajzat nga Greqia të çiftit, Lefteria dhe Enida, të cilat kanë ardhur për mamin dhe babin që të festojën së bashku 50-vjetorin e çiftit.

Gentjana: Jemi shuëm krenare sepse kemi dy prindër të mrekullueshëm.

Sabriu: Të ju rrojnë burrat dhe fëmijët e të gjithëve./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular