BallinaAktualitetNga padia për Dvoranin te zgjedhjet e pjesshme lokale, për çfarë do...

Nga padia për Dvoranin te zgjedhjet e pjesshme lokale, për çfarë do të flasë sot Meta në konferencë

Presidenti Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për mediat

Teksa ende nuk dihet se për çfarë do të flasë kreu i shtetit, është parashikuar që konferenca të nisë në orën 17:30 në ambientet e Presidencës.

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.”, njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Metës për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit.

Po ashtu një tjetër çështje me rëndësi që pritet të komentohet nga Meta është dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin, ndërsa pritet që ai të shpallë edhe datën e zgjedhjeve të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular