BallinaBotaTragjike/Makina futet në mes të turmës gjatë një parade feste, 5 të...

Tragjike/Makina futet në mes të turmës gjatë një parade feste, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

ë paktën pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën pasi një automjet u fut në turmën e një parade në SHBA. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

“Në këtë moment, mund të konfirmojmë se 5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur”, deklaroi qeveria lokale në faqet e saj në rrjetet sociale.

“Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë ndërsa mbledhim informacione shtesë”, thuhet në deklaratë.

Një pjesë e madhe e Rrugës kryesore mbetet e mbyllur ndërkohë që hetimet vijojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular