BallinaPolitikeBardhi, Rrushaj, Alibeaj, Tabaku dhe Duma: Pse nuk japim dorëheqjen që kërkon...

Bardhi, Rrushaj, Alibeaj, Tabaku dhe Duma: Pse nuk japim dorëheqjen që kërkon Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe 4 nënkryetarët e kësaj force politike: Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma u janë përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha.

Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen me argumentin se ata nuk u zgjedhon sipas statutit me votë të fshehtë dhe me 2 kandidatura në Këshillin Kombëtar. Por vartësit e Lulzim Bashës në selinë blu thonë se Berisha po i sulmon padenjësisht për interesat e tij personale.

“Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve.

Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre.

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër” – thuhet në deklaratë.

Më herët Berisha tha në Burrel se ata duhet të largohen.

“I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër të peng-Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj” – tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular