BallinaPolitikeBerisha dhe Meta janë aleat apo janë bashkë në të mirën e...

Berisha dhe Meta janë aleat apo janë bashkë në të mirën e popullit?

Nga Edlira Devolli Leka

Për LSI dua të flas nga 2009 e këtej edhe se bëmat e lidershipit të saj datojnë më herët. Ajo që dua të fokusohem është bashkëqeverisja me PD. Kauza që mori Edi Rama në 2009 “hap kutitë ose largohu” i referohej pikërisht kutisë që i dha mandatin Ilir Metës. Se s’i thotë populli “ku ka zë nuk është pa gjë” Meta nuk kishte dalë deputet dhe për të marr nr e duhur te votave e kishte ndihmuar PD. Po ashtu edhe në Fier, PD i dha një dorë edhe Dritan Priftit. Kjo tregon se LSI ishte me dy deputet dhe dy me ndihmë të PD u bë me katër deputet.
Kryeministri Berisha për një motiv apo tjetër vendosi të qeveriste me një forcë të majtë. Pa kaluar viti plasi skandali. Aty kuptuam se pazaret e Ilir Metës dhe shpurës së tij ishin kaq të shumta e të mëdha sa nuk shërbente fjala dhe mendja por duheshin blloqe per t’u shënuar.

Elektorati i djathtë u shokua pasi motoja e ardhjes në pushtet e PD në vitin 2005 ishte “Qeverisje me duar të pastra”. Trauma më e madhe ishte kur Doktor Berisha vazhdoi qeverisjen me Ilir Metën, edhe se pjesa dërrmuese e strukturave ishin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kjo e fundit nuk u konsiderua sikurse nuk u konsiderua opinioni i atyre që ishin kundër bashkëqeverisjej me LSI. Strukturat nuk u mblodhën asnjëherë që nga kuvendi i 2009.
Për “bllokun e Ilir Metës” u organizua nga Edi Rama protesta e 21 Janarit ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën me dhjetra të cilët Meta i etiketoi kokëpalarë.
Elektorati vazhdonte të kërkonte zgjedhje të parakohshme por nuk ndodhi asgjë.
Ilir Meta u mbështet fuqishëm nga Doktori dhe pas darkës në shtëpinë e Ilir Metës me gatimet e znj. Kryemadhi dhe shishes së verës, shefi i pazareve të bllokut doli pa lagur nga drejtësia.
I fuqizuar me “blloqe” e pushtet i’u drejtua darkës së ngjalave për marrveshjen e 1 Prillit. Doli nga koalicioni pa përfunduar marrëveshja dhe duke dëmtuar elektoratin e djathtë. Në zgjedhjet e 2013 mori 17 deputet.
Strukturat qendrore dhe Doktor Berisha nuk foli kurrë kundër Metës në fushatën zgjedhore e më pas.
Në 2015 Berisha i kërkoi Metës dorëheqjen dhe ky i fundit iu përgjigje me shantazh. Që atëherë miqësia e tyre është betonizuar aq sa nuk pyesin më për elektorat. Për të mbajtur dhe mbrojtur interesat e tyre bëjnë dhe nga këto aleanca të tmerrshme të kohëve të fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular