BallinaKryesoreBerisha iu kerkon doreheqjen, vjen reagimi i nenkryetareve te PD dhe Sekretarit...

Berisha iu kerkon doreheqjen, vjen reagimi i nenkryetareve te PD dhe Sekretarit te Pergjithshem

Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike që të japin dorëheqjen, pasi siç thotë ai nuk janë të zgjedhur sipas statutit, por të emëruar nga Lulzim Basha. Edhe njëherë i deklaroj sekretarit të përgjithshëm, nënkryetarëve të PD dhe anëtarëve të tjerë të emëruar, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si skllevër sepse do bëni një gabim të rëndë”, tha Berisha.

REAGIM I PËRBASHKËT I NËNKRYETARËVE DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE

Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë.

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standartet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre.

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular