BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Qeveria ka humbur vëmendjen ndaj fëmijëve, të krijohen sisteme mbrojtëse...

Orjola Pampuri: Qeveria ka humbur vëmendjen ndaj fëmijëve, të krijohen sisteme mbrojtëse për ta

Deputetja e Partisë demokratike Oriola Pampuri është shprehur se ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë, si abuzimet seksuale, vrasjet e fëmijëve, apo dhuna në familje, janë shumë të rënda për një shoqëri si e jona.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, se shoqëria dhe shteti nuk po reagon për çështje të tilla që po tronditin opinionin publik.

Oriola Pampuri: Kemi dëgjuar shumë raste të rënda. Këto që po ndodhin janë shumë për një shoqëri si e jona. Këtë çështje nuk duhet ta trajtojmë politikisht dhe kjo nuk është në interes as të majtëve dhe të djathtëve. Këtë çështje duhet ta trajtojmë ashtu siç është. Ne nuk po reagojmë, ne kemi ligje shumë të mira, por problemi jonë është implementimi, alokimi i buxheteve përsa i përket këtyre çështjeve.

Pampuri, shprehet se shteti dhe qeveria ka humbur vëmendjen për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa shton se këta të fundit janë e ardhmja e shoqërisë.

Ajo shton se shteti duhet të alokojë një buxhet për krijimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve.

Oriola Pampuri: Shteti dhe qeveria ka humbur vëmendjen përsa i përket fëmijëve, mbrojtjes së fëmijëve dhe kjo nuk është pak. Fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë sonë dhe shteti ai që duhet të ndërmarrë përsipër që t’i mbrojë. Por si t’i mbrojë? Duke ndërtuar një sistem të sigurt në mbrojtje të tyre, dhe për ta ndërtuar këtë sistem duhet të alokojë një buxhet të veçantë dhe për ta ruajtur këtë sistem duhet të funksionojnë disa hallka dhe të gjitha këto kanë dështuar.

Deputetja thekson se në vendin tonë duhet të ketë një sistem referimi në mënyrë që shoqëria të reagojë në lidhje me dhunën, abuzimet seksuale, apo ngjarje të tjera që ndikojnë në jetën tonë

Oriola Pampuri: Ne jemi shoqëri që duhet të reagojmë më shumë. Shteti ka humbur vëmendjen ndaj fëmijëve, sepse nëse do të kishim struktura të sigurta do të kishim një sistem referimi shumë të mirë, të cilin sot nuk  e kemi. Nëse do kishim njohuri për sistemet e referimit të gjithë do të reagonim si shoqëri. në fëmijë që është i dhunuar brenda familjes ndjehet i frikësuar ta referoj. Kemi dhe mungesën e kulturës në familja që dhuna duhet të referohet. Pjesë e rëndësishme e informimit janë dhe shkollat, nuk kanë qenë aq informuese për fëmijët, për dhunën  ndaj tyre, për mënyrën se si duhet të reagojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular