BallinaKronikeTragjedia/Merr flakë autobusi me targa të Maqedonisë Veriore, 45 viktima midis tyre...

Tragjedia/Merr flakë autobusi me targa të Maqedonisë Veriore, 45 viktima midis tyre 12 fëmijë

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën, pasi  një autobus me targa nga Maqedonia Veriore ka marrë flakë në një autostradë në Bullgari, në orët e para të ditës së sotme (23 nëntor), tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme bullgare.

Mësohet se mes viktimave 12 janë fëmijë, raporton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

Në autobus ndodheshin gjithsej 52 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut .

Shtatë persona arritën të shpëtonin nga aksidenti, e u  dërguan me urgjencë në departamentin e urgjencës të një spitali të Sofjes, tha për “BTV” Nikolai Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgar.

Z. Nikolov tha se ende nuk është e qartë nëse zjarri ka shkaktuar aksidentin në të cilin është përfshirë autobusi, ose nëse aksidenti shkaktoi zjarrin.

Tragjedia ndodhi rreth orës 01:00 (me orën e Shqipërisë) në një pjesë të rrjetit rrugor rreth 40 kilometra në jug të Sofjes.

Vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.

Shumica e viktimave ishin shtetas të Maqedonisë veriore, tha për BTV një diplomat në ambasadën e vendit në Sofje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular