BallinaKryesoreTragjedia në Bullgari, Presidentja Osmani shpall ditë zie të mërkurën në Kosovë

Tragjedia në Bullgari, Presidentja Osmani shpall ditë zie të mërkurën në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të mërkurën, më 24 nëntor, ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Në njoftimin për media të zyrës së presidentes thuhet se presidentja Osmani “ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit, që la të vdekur të paktën 46 persona.

Zyrtarët në Maqedoni të Veriut thanë se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, fillimisht u aksidentua e më pas u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Në mesin e viktimave ka edhe të paktën 12 fëmijë. Në një spital në Sofje të Bullgarisë janë duke u trajtuar shtatë persona që i shpëtuan aksidentit.

Raportohet se shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli i Turqisë, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular