BallinaAktualitetFOTO/Elbasan, kush është ish-kryeinspektori i IMT-së që ra në prangat e policisë

FOTO/Elbasan, kush është ish-kryeinspektori i IMT-së që ra në prangat e policisë

Mario Qosja, 38-vjeç, banues në Elbasan u arrestua nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Llixha”. Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas me iniciale N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pronar i një godine prej 1200 metër katror, e cila ishte ndërtuar pa leje.

“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, Bashkia Elbasan”, sqaroi Policia e Elbasanit në lidhje me operacionin e zhvilluar. Burimet bëjnë me dije se Qosja ka qëndruar rreth një muaj në detyrë dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti, por koha e shkurtër e qëndrimit i ka shkaktuar jo pak pasoja.

Ndërtesë gjigante pa leje në zonën e Llixhave/ Kush

Hetimet

Policia bën me dije se hetimet kanë nisur në lidhje me ndërtimin pa leje të një godine të madhe në zonën e llixhave në Tregan të Elbasanit. “Nga hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik– Financiar në DVP Elbasan, në lidhje me një ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, Njësia Administrative Tregan, Elbasan, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht të Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan”, thuhet më tej.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me këtë rast ka rezultuar se në muajin janar dhe shkurt 2021 të jetë bërë ndërtim pa leje me sipërfaqe 1200 m katror, në dy kate, nga shtetasi N. K., në vendin e quajtur “Llixha”, dhe në vijim të jetë aplikuar për legalizim tek AKSH. Policia sqaron gjithashtu se nga hetimet dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, shtetasit M. Q. dhe A. Z., të kenë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje. Policia tha se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe Ndërtim i paligjshëm”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular