BallinaOP EDPas 30 vitesh, po i vjen fundi tranzicionit demokratik

Pas 30 vitesh, po i vjen fundi tranzicionit demokratik

Nga Gëzim Luca

Pas 30 vitesh, pak me shume se nje brez, po i vjen fundi tranzicionit demokratik. Pandeshkueshmerise se politikaneve qe kane “tapite” e partive, disa prej te cileve i kane shitur per hir te se vertetes ose i kane dhene me koncension, sic duken bathet ka mbaruar. Opinioni publik aq shume i interesuar per nje politik te paster, sot ndihet prape i pasigurt se cdo ndodh.

Nga nje ane lideret e adhuruar prej tyre dhe ne anen tjeter, deshira per ndryshim e qytetareve si pasoje e ketij stanjacioni politikbersish.
Duket se te jesh jashte politikes kur ke gezuar privilegje pafund qenka e pamundur. Kjo babezi 30 vjecare i ka bere njerzit e ketij vendi te shohin te ardhmen matane detit, larg familjes e atdheut te tyre.
Neokomunisteve te rinj ju ka rene “vaji ne lakra” tek qesendisen me debatet e brendshme ne kampin opozitar. Tanime ata po bejne kerdine me tender apo pa tender hajduterine e kane ngritur ne sistem. Kot tu thuash hajdut, sepse kriminalizimi i tyre eshte po ashtu i qarte si drita e diellit, por ama sa here jua permend, vetem ju skuqet qimja dhe vullneti per ta thelluar lidhjen dhe perdorimin e ndersjellt kriminal behet evidente.
Flamurin per ti dhene fund kesaj katraure (tranzicioni) e ka marre SHBA dhe kryetarit te opozites Lulzim Basha.
Veprimet e DASH per te shpallur ” te padeshiruar” ne vendin e tyre disa prej politikaneve me pushtet 30 apo me me pak vite, por te zene gafil nga papergjegjshmeria e tyre, duket fillimi, e jo fundi i asaj qe po vjen.
Jam i bindur se prape nuk do ndalet korrupsioni e babezia, por te pakten e dine se cfare i pret.
Ne kete kontekst shoh kryetarin e opozites ne opozite me gjthkend si brenda llojit ashtu dhe pertej gardhit:
– Politikanet qe kane gllaberuar cfare u ka ardhur perduarsh kur kishin pushtet si flori, toka e prona, etj etj
-Narkopushtetaret e sotem qe riciklohen nga Rama, qe sipas tyre kane lare duart nga aferat miljoneshe kur ishin ne detyre,
-Oligarke qe ne abuzim te hapur me fondet publike ndajne fitimet me pushtetar,
-Pronar mediash te kapur e sterkapur nga pushtetet,
-Kriminel te denuar apo bashkepunetor te tyre ne qeveri e opozite,
-Analiste te paguar me para te vjetra dhe te reja ;
Menjefjale te gjithe ata qe sipas Bashes ligji antimafja sipas parimit “ndiq parane” do te jene te rrezikuar. A mjafton qe ne kete perballje te shumepritur nga gjithe opinioni publik ta beje vetem PD e z. Basha?
A mos valle ka ardhur koha ku eshe shoqeria te reagoje?
A do vazhdoje faktori nderkombetar te mbeshtes fundin e tranzicionit ne Shqiperi?
Vetingu ne politike do ishte nje fillim i mire, ambasadoret te flasin me hapur, sepse kemi 30 vjet qe nuk degjojme e shikojme.
Shpresa vdes e fundit, prapeseprape jemi mesuar te na mashtrojne politikanet per gati nje shekull, e nuk na gjen gje edhe nje tjeter.
Shkrova gjate se nuk kisha kohe te shkuaj shkurt- thenje e njohur kjo.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular