BallinaKronikePërfshihet nga flakët automjeti në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Përfshihet nga flakët automjeti në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Vullnetari” në  Elbasan

Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Citroen’  që u shkrumbua nga flakët me targë AB 085 B ishte në përdorim të shtetasit Ervin Tafa dhe në pronësi të një firme private ku ai punonte.

Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës, ndërsa policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular