BallinaAktualitetPo shkonin ne Angli, gomonia me emigrantë përmbyset në brigjet franceze, raportohet...

Po shkonin ne Angli, gomonia me emigrantë përmbyset në brigjet franceze, raportohet për…

Një gomone me emigrantë, të cilët do të shkonin në Britani është përmbysur në brigjet franceze. Mediat franceze raportojnë se 27 persona mund të kenë vdekur, por ende nuk bëhet i ditur numri i saktë.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme u tha agjencive franceze të lajmeve se shërbimet kombëtare detare kishin gjetur “disa trupa, duke përfshirë pesë persona që kishin vdekur dhe pesë persona pa ndjenja, sipas vlerësimeve fillestare”.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, po udhëton për në Calais, ndërsa shkroi në Twitter “emocionin e tij të fortë”. Ai flet për “natyrën kriminale të trafikantëve që organizojnë këto kalime të paligjshme”.

Prefektura detare e Kanalit dhe Detit të Veriut tha se një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur persona të tjerë që mund të jenë ende në det, disa të cilët tashmë janë gjetur.

Në dispozicion të operacionit për kërkim shpëtim jane vendosur dy helikopterë, një patrullues nga Marina Franceze, një varkë vëzhgimi dhe një varkë shpëtimi.

Në muajt e fundit, situata e emigrantëve në bregdet është përkeqësuar me një rritje të tentativave për të kaluar Kanalin. Të shtunën e kaluar, 243 emigrantë që përpiqeshin të arrinin në Angli u shpëtuan nga autoritetet.+

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular