BallinaAktualitetRrëfimi i të mbijetuarve të aksidentit në Bullgari: Ishte si film horror

Rrëfimi i të mbijetuarve të aksidentit në Bullgari: Ishte si film horror

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

Ai tregon se pasi ka shpërthyer zjarri në autobus, ka arritur të thyejë xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.

“Nuk e di. Kam qenë në gjumë, vetëm kur kam dëgjuar të bërtiturat e njerëzve. Kam thyer xhamin. Nuk e di si kam dalë jashtë. Kam parë tym të zi dhe është dëgjuar një zhurmë sikur ka shpërthyer bomba. Kam dëgjuar të bërtiturat e fëmijëve”, – tregon e reja.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 2 e natës. Jam çuar prej gjumit dhe të gjithë rastin e kam parë me sy. Dëgjova një krismë të madhe. E kapa të fejuarën, ndërsa filloi të dilte tym. Njerëzit po villnin dhe kolliteshin duke ulëritur. Ishte si një film horror. Kam marrë çekiçin dhe kam thyer xhamin, pas meje dolën edhe disa persona të tjerë”, – është shprehur Lulzimi, raporton Alsat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular