BallinaSportStartojnë ndeshjet e Champions League, ja ku mund t’i ndiqni “live”

Startojnë ndeshjet e Champions League, ja ku mund t’i ndiqni “live”

Mbrëmja e sotme në Champions rezervon ndeshje mjaft interesante, ku akoma nuk janë vendosur se cilat skuadra do të kalojnë në raundin tjetër.

Milani luan sot përballë Atletiko Madrid shansin e fundit për kualifikimin në Ligën e Kampioneve, duke shpresuar që të marrë një ndihmë edhe nga Liverpooli ndaj Portos.

Skuadra italiane nuk ka alternativë tjetër veç fitores sot e për këtë arsye kjo do të jetë një nga ndeshjet më të ethshme të fazës në grupe.

Në grupin A luhet super ndeshja midis Manchester City-t dhe PSG-së. Skuadrat i ndan vetëm një pikë me njëra tjetrën dhe kjo ndeshje vendos për kreun. Gjithashtu luajnë dhe Klub Bruje me Leipzig

Në Grupin D Reali kërkon medoemos fitoren  në transfertë ndaj Sherif Tiraspolit. Vendasit kanë treguar që nuk janë një skuadër për tu nënvleftësuar pasi i kanë mundur madrilenët 1-2 në ndeshjen e parë.

Grupi C dhuron një sfidë direkte për vendin e dytë. Sporting Lisbona dhe Dortmund janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 6 secila dhe kjo është një dneshje direkte.

Atletico Madrid-Milan LIVE

Man.City-PSG LIVE

Sheriff-Real Madrid LIVE

Liverpool-Porto LIVE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular