BallinaKryesoreVIDEO/Flamur Hoxha: Dy Kuvendet? Po të isha Sali Berisha, do të do...

VIDEO/Flamur Hoxha: Dy Kuvendet? Po të isha Sali Berisha, do të do të unifikoja….

Flamur Hoxha deputet i PD-së, por edhe sipërmarrës nga viti 1992. Ai gjykon se masat e qeverisë për ekonominë ku spikat më së fundi miratimi i eurobondit me 650 milionë euro, nuk është ai i duhuri.

“Shoh një mënyrë jo të drejtë komunikuese me sipërmarrjen. Jam ndjerë i fyer në komision ku sipërmarrja nuk përfaqësohet, për hir të një show politik. Shqipëria është tashmë një vend larg konkurrencës”, thotë ai.

Sipas tij, 650 milionët e huazuara përbëjnë një vendim absurd “sepse kur marrim parasysh rritjen e borxhit me rritjen ekonomike, ne jemi në disfavor. Buxheti keqmenaxhohet, këtë e ndaj në dy pjesë, atë që ka të bëjë me pjesën e buxhetit të shtetit – ku në rang qendror dhe lokal kemi borxhe disa qindra miliona euro – dhe pastaj pjesën që shkon për koncesione, borxhi i të cilit shkon rreth 4500 euro për frymë. Nuk mund të rrisësh të ardhurat duke rritur borxhin, sepse po të ndodhin të papritura, ne nuk do të kemi më fonde”.

Ndërkohë, brenda Partisë Demokratike, beteja midis “Foltores” së Sali Berishës dhe lidershipit zyrtar, po merr tone gjithmonë e më të ashpra.

“Jam një nga nismëtarët e PD-së, e kam parë gjithmonë veten në PD si opozitar brenda partisë, për ta ndryshuar. Nuk jam fshehur, unë nuk jam me asnjë nga kryetarët që vijnë dhe ikin, dhe si mua janë shumë që e mendojnë njësoj. Flas për të gjithë ato demokratë që nuk kanë përfituar asnjëherë, pjesa më stoike e PD-së, e cila po përdoret”, thotë deputeti, i ftuar në A2 CNN.

Sipas tij, “nëse do të respektojmë institucionet, pavarësisht se kush është në krye, nuk mund ta anashkalojmë, sepse partia nuk është pronë e askujt, as e liderit historik. Po të isha Sali Berisha, do të unifikoja Kuvendin, me datë 18. Dhe aty le të diskutojmë, le të zgjedhim një kryetar tjetër, le të ndryshojmë edhe sekretarët e seksioneve, sepse ka kaluar shumë kohë, por të diskutojmë brenda institucionit, sepse historia më ka mësuar se ka pasur njerëz që janë larguar dhe janë rikthyer, por kanë mbetur brenda PD-së”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular