BallinaKronike“Zoti u fali binjakë pas shumë viteve, por...”/ Gazetari zbulon detaje tronditëse,...

“Zoti u fali binjakë pas shumë viteve, por…”/ Gazetari zbulon detaje tronditëse, tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Bullgari

Ballkani u trondit një ditë më parë, pasi shpërthimi në flakë i një autobusi në Bullgari, u mori jetën 45 personave nga Maqedonia e Veriut, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Mes tyre është dhe familja Ahmeti nga Shkupi, ku humbën jetën 4 persona, përkatësisht prindit me dy fëmijët e tyre binjak.

Gazetari Alban Bogaj, i cili ndodhet në Bullgari, raportoi në një lidhje direkte për “emisionin “Zona Zero” në Top News detaje të reja për ngjarjen tragjike.

Ai tha se çifti nuk kishin pasur fëmijë prej vitesh dhe më në fund ishin bërë me binjakë, por fati nuk e deshi që ata t’igëzohen jetës.

“ Ata ishin një familje që kishin kohë pa fëmijë dhe zoti i kishte falur binjakë”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për të mbijetuarit, të cilët janë të shokuar nga ato që kanë parë.

“Lulzimi është ende në shok, por nuk do të dalin lehtë nga mendja e tij ato momente, pasi ka parë live çdo gjë që ka ndodhur, uroj që sa më parë të dalin nga spitali, ndërkohë që familjet e viktimave u shprehin ngushëllimet.

Familjarët e të plagosurve ishin me ndjenja të përziera, disa ishin të lumtur për ata që kishin shpëtuar e të më pas trishtoheshin për ata që kishin humbur. Situatë e rëndë“, tha Bogaj.

“Zoti u fali binjakë pas shumë viteve, por...”/ Gazetari

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular