BallinaKryesoreAgjencia për Donacionet/Reagon Basha pas emërimit: I varët mëlçitë në qafë Ilir...

Agjencia për Donacionet/Reagon Basha pas emërimit: I varët mëlçitë në qafë Ilir Beqajt

Nga foltorja e Kuvendit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi buxhetin 2022 si të klientëve të qeverisë dhe jo të qytetarëve. Ndër të tjera, kryedemokrati komentoi edhe  emërimin e Ilir Beqajt, në krye të agjencisë të Donacioneve. Basha ka krahasuar emërimin e Beqaj me ‘një ujk që i varen në qafë mëlçitë’.

“Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet  mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP.  I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir Beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha.

Kujtojmë që dje Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi konfirmoi në krye të Agjencisë së Donatorëve Ilir Beqaj-n, i cili do të koordinojë fondet dhe donacionet që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular