BallinaAktualitetAlarmi/ Shfaqet varianti i ri i COVID, 'Nu' më i tmerrshëm se...

Alarmi/ Shfaqet varianti i ri i COVID, ‘Nu’ më i tmerrshëm se ‘Delta’

Ekspertët britanikë kanë dhënë alarmin për një variant të ri COVID që besohet se është shfaqur në Botswana dhe që konsiderohet si versioni më mutant i virusit deri tani. 

Deri më tani janë zbuluar vetëm 10 raste të llojit, i cili përfundimisht do të quhet ‘Nu’.

Por tashmë është konstatuar në tre vende, duke përforcuar dyshimet se varianti është më i përhapur edhe në shtete të tjera.

Ky variant mbart 32 mutacione, shumë prej të cilave tregojnë se është shumë ngjitës dhe i transmetueshëm, rezistent ndaj vaksinave dhe ka më shumë ndryshime në proteinën e tij se çdo variant tjetër.

Profesor Francois Balloux, në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ka të ngjarë që ky variant të sillet në formën e një infeksioni të zgjatur te pacientët me imunitet të dobët apo ata që vuajnë nga SIDA.

Ndryshimet që ka pësuar e bëjnë të vështirë luftimin me anë të vaksinimit sepse sistemi imunitar është i përgatitur që të njohë format e vjetra të virusit.

Dr. Tom Peacock, një virolog në Kolegjin Imperial, i cili zbuloi për herë të parë përhapjen e ‘Nu’, e përshkroi kombinimin e variantit të mutacioneve si ‘të tmerrshëm’.

Ai paralajmëroi se B.1.1.529, emri i tij shkencor, kishte potencialin të ishte ‘më i keq se pothuajse çdo gjë tjetër’, duke përfshirë llojin indian, ‘Delta’, që dominoi botën.

Shkencëtarët, megjithatë, thonë se numri i paprecedentë i mutacioneve të këtij lloji mund të funksionojë kundër virusit dhe ta bëjë atë ‘të paqëndrueshëm’, duke e penguar të përhapet masivisht.

Ata thanë se “nuk kishte nevojë të shqetësoheshim shumë” sepse nuk kishte ende shenja që po përhapej me shpejtësi.

Tre infeksione me variantin ‘Nu’ janë zbuluar në Botswana deri më sot dhe gjashtë në Afrikën e Jugut.

Një rast është konstatuar gjithashtu te një burrë 36-vjeçar në Hong Kong, i cili së fundmi është kthyer nga kontinenti afrikan.

Nuk ka asnjë rast në Britani.

Por Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se po monitoronte situatën nga afër.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se varianti “nuk shihet si diçka që është një çështje” për Mbretërinë e Bashkuar aktualisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular