BallinaKryesoreBasha tregon çfarë i ka thënë Berisha: PD dhe demokratët nuk...

Basha tregon çfarë i ka thënë Berisha: PD dhe demokratët nuk i vendos përpara vetes. Përjashtimi nga grupi parlamentar u bë për të mos përçarë partinë

“Përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët”: Basha zbardh bisedën me Berishën: I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë…

Luzim Basha: Nuk ka kërkuar pezullimin e Sali Berishës nga grupi shteti amerikan. Këtë dua të kuptosh ti.
Eni Vasili: Ka kërkuar përjashtimin?
Lulzim Basha: Ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha jo më larg se disa orë më parë përjashtimin nga Kuvendi distancimin e partisë. Unë nisa t’jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen. Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i Imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok. Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë. Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit public, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike.

Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular