BallinaKryesoreIsh-përndjekurit/Bujar Leskaj: Më fondin e akorduar duhen 31 vite të iu shlyhet,...

Ish-përndjekurit/Bujar Leskaj: Më fondin e akorduar duhen 31 vite të iu shlyhet, ështe sa gjysma e interesit vjetor të fondit të detyrimit ndaj kësaj shtrese

Kuvendi ka nisur ditën e sotme seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale.  Ishin deputetët e Partisë Demokratike Bujar Leskaj dhe Alfred Rushaj  që kanë marrë fjalën në seancën plenare dhe kanë propozuar një rritje fondi për ish-të përndjekurit politikë.

Fjala e deputetit dhe drejtuesit te PD
qarku Vlore Bujar Leskaj sot ne Parlament

Ku konsiston amendmenti unë, I zotit Rushaj dhe imi? Bazuar në ligjin e Nëntorit 2007, detyrimi ynë ndaj ish të Përndjekurve Politikë është rreth 51 miliard lekë. Në harkun kohor të 13 viteve ne kemi shlyer 21 miliard ose 40% të këtij detyrimi, ngelen ende 31 miliard lekë, ose thënë ndryshe 60% e këtij detyrimi. Me këtë ritëm që mendon qeveria të shlyejë borxhin ndaj kësaj shtrese fisnike, pra 1 miliard lekë në vit ky detyrim shkon për 31 vjet ose po të thellohemi dhe të bëjmë një analizë për vlerën në kohë të parasë, të mendojmë një moment që ky është një borxh i ligjshëm që qeveria i ka kësaj shtrese, në rast se qeveria do të emetonte një obligacion me kushtet e obligacionit të fundit që ka emetuar në 8 Nëntor 2021 (ju si ndaheni tetës) me interes 5.88 % I bie pra që për 12 vjet në rast se e mendojmë këtë borxh që shteti ja ka isht të përndjekurve politikë kjo shumë të dyfishohet ose thënë ndryshe nëse bëjmë një llogari me normën e interesit 5.88 % që ju keni emetuar obligacionin e fundit qeveritar i bie që interesat për këtë shumë 31 mld lekë janë 1.88 mld lekë, pra thënë ndryshe ju në vit i shlyeni një pjesë të borxhit ish të përndekurve politikë që teorikisht është afërsisht sa gjysma e interestitvjetor të këtij borxhi që ne kemi. i thashë këto shifra të nderuar deputetë për t’ju sensibilizuar, për t’i thirrur ndërgjegjes Tuaj profesionale, si deputet larg dallimeve polititke dhe do përpiqem që në këto shpjegime të shkurtra mos të kaloj në ato përcaktimeve që gjithsesi do ishin të merituara dhe të drejta. Pra kemi të bëjmë më një detyrim ligjor dhe kushtetues i cili e ka zanafillën tek Parlamenit I parë pluralist i viti t 1991 që ai parlament në unanimitet të plotë i dha pa pafajsinë kësaj shtrese. Parlamenti i asaj kohe I jepte pafajsi të gjithë atyre dhe i quante të padënuar për efekte morale, sociale dhe politike të gjithë personave të dënuar për agjitacion e propagandë kundër shtetit, arratisje, sabotim, pjesëmarrje në organizata politik, etj dhe ai paralament i asaj kohe dhe të gjitha parlamentet që atëherë i kanë kërkuar falje kësaj shtrese. Kjo pafajësi e që ju dha e lidhur me nenet 18, 44 te Kushte, nenin 57 te KP ne ligjin e nentorit 2007 i cili është amenuar disa here pergjatë vitetve duhet të na bëjë të mendojmë se ky është një borxh i yni, i shtetit dhe i gjithë shoqërisë shqiptare dhe këtu nuk bëhet fjalë për privilegj, preference apo inkurajim që ne I bëjmë njs shtrese të cakuar. Unë e thasë që nuk dua të luaj me sentimentet tuaja, por edhe ndonjë prej jush të dashur deputet qe mund ta mendoj se kjo është faturë e lartë, duhet ta kuptoni se në këtë faturë janë tonelata gjaku të derdhur, janë dhjetërë mujëra burg sështë një punë e papaguar, është një punë e papaguar që është bërë nga viti 1944 deri në vitin 1990, ndonjëri që mund të dojë të dhëna më të plota i sugjeroj të lexojë librin e ish të përndjekurit, burrit fisnik Agim Musta “Krimet e Komunizmit në Shqipëri”, kap 8 të tij dhe do të kuptoni se kjo faturë është dhjetra herë më e vogël se ajo punë e papaguar, se ai shfrytëzim që i është bërë në 45 vitet e diktaturës kësaj shtrese, për mos të folur këtu me politizimin që është kjo shtresë e cila në thelb përbën atë krenarinë tonë si shqiptar që i rezistuam diktaturës, i rezistuan ata, me vuajtjet e tyre mburremi edhe ne që jemi një komb që gjithsesi në atë diktaturë kemi shembujt tanë të qëndresës heroike. Ju faleminderit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular