BallinaKryesoreNga e dinte për Toyota Yaris me 3.5 mln euro? Basha plas...

Nga e dinte për Toyota Yaris me 3.5 mln euro? Basha plas bombën: Janë të përfshirë politikanë të lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj edhe njëherë Sali Berishës pas akuzave të tij se ka gisht në Toyota Yaris që mbërriti në Durrës me 5 mln euro.

Në Foltoren e tij, Berisha ngriti dyshimet se nga e dinte me siguri Basha se çfarë do të ndodhte dhe kështu e akuzon për “aferë me Taulant Ballën”

Ndërkohë Basha, duke folur në Open në Top Channel, i cilëson këto deklarata si qesharake dhe e lë çështjen në tymnajë duke thënë se po merren hetuesit belgë lidhur me këtë gjë.

“Në korrik të 2019, kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje, për aq sa janë deklaruar në publik, kam dhënë dëshminë para policisë belge dhe SPAK-ut.

Çështja për sa kohë është në hetim dhe unë kam vënë dëshminë, kjo është se lideri i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit.

Unë kisha dhe targën e makinës, kjo çështje është pjesë e një fabule të pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabulën që mua më mban peng Edi Rama. Pasi i kanë shtruar këtë pyetje, Berisha thotë dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dhënë dëshmi para autoriteteve belge. Por të gjithë e dinë se autoritetet belge më kanë marrë në pyetje për 3 orë.

Ajo është një çështje që merren hetuesit, nuk është detyra ime. Unë kam detyrën publike të denoncoj raste të tilla. Përfshin politikanë të lartë të mazhorancës çështja e Toyota Yaris,” tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular