“Njëra më erdhi bashkë me burrin…“/ 32-vjeçari rrëfen punën si striptist dhe zhigolo në Shqipëri: Vajzat i zhvishja nudo, marr nga 100 euro për…

0

Nga striptist dhe zhigolo në menaxhimin e një lokali. Kjo është historia e 32-vjeçarit Angel Spaho i cili ka rrëfyer e ka nisur punën si striptist në moshën 16-vjeçare në lokalet e natës në Greqi.

I ftuar në emisionin “Rudina“, Spaho ka treguar pas shumë vitesh ai është rikthyer në Shqipëri, ku për më shumë se 3 vitesh ka ushtruar të njëjtën detyrë.

32-vjeçari thotë se punën në Shqipëri e ka nisur rastësisht. Ai kishte shkuar në një lokal nate dhe po kërcente me disa vajza, teksa lëvizjet e tij duket se i kanë bërë përshtypje menaxheres së këtij lokali.

Angel: Në fillim kam nisur si kamarier në lokal dhe pastaj hipi në skenë një ditë dhe aty më vlerëson menaxherja e lokalit. I hyra kësaj pune pastaj. Që atë ditë dhe deri sa vazhdova që të mësohesha.

Pyetje: Si striper ti thjesht kërceje apo jo?

Angel: Thjesht kërceja, performoja, lëvizje, prekesha me klientët, në mënyrë që ata të më shikonin, vlerësonin dhe paguanin.

Pyetje: Përsa kohe ti bëje këtë profesion, e thoje lirshëm që ‘unë jam stripër dhe zhigolo’?

Angel: Po, sepse ishte mosha dhe nuk kisha asnjë lloj problemi. Nuk kisha ndrojtje që të tregoja sepse mosha e tillë është adrenalinë.

Pyetje: Më pas u shndërrove në një zhigolo apo jo? Ne kur themi zhigolo na kujtohet filmi me Richard Gere. Ashtu ka qenë edhe jeta jote në atë periudhë?

Angel: Një pjesë e jetës time ka qenë edhe ashtu. Sepse filluan duke më njohur dhe më shumë kërkesa, mosha që kisha dhe filluan më shumë kërkesa.

Pyetje: Ti këtë profesion e ke zhvilluar në Greqi. Më pas edhe në Shqipëri kur je kthyer ke bërë të njëjtën gjë?

Angel: Jo. Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat, biles i zhvishja dhe nudo vajzat dhe unë kërceja me ato. Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë.

Pavarësisht se tashmë ka hequr dorë, Angel Spaho tregon disa prej eksperiencave të tij gjatë kohës që punonte si striptist dhe zhigolo.

Sipas tij, në Shqipëri ka kërkesa të mëdha nga gratë shqiptare për zhigolo duke kërkuar shërbime ekstra. 32-vjeçari rrëfeu se në një rast i ka shkuar një grua së bashku me burrin e saj. Tarifat për shërbimet që ai ofron variojnë minimumi nga 100 Euro.

Pyetje: Të merrte një grua në telefon? Si vendoseshin në kontakt me ty këto gra shqiptare? Se mua më duket shumë e vështirë që të ekzistojnë gra në Shqipëri dhe të kërkojnë një zhigolo. Më duket shumë e vështirë, por ja që ekzistojnë thua ti.

Angel: Ekzistojnë, sinqerisht. Ndonjëherë më duket sikur tregoj ndonjë histori, por thjesht është gjithçka çfarë shikojmë nëpër filma janë në jetën reale. Unë jam habitur dhe më ka ardhur, biles ka qenë i pranishëm dhe burri i saj.

Pyetje: Si funksiononte pra? Si të kontaktonin? Si të gjenin.

Angel: Nusja e dinte që unë punoja strip kur fillova këtu në Shqipëri. Nuk e dinte që unë bëja shërbime ekstra. Edhe më kontaktonte direkt, më thoshte vetë. Pastaj me ndonjë shoqe, me ndonjë party… U shpërnda numri i telefonit. Edhe si njeri shoqërues, mund t’i themi eskort.

Pyetje: Si ishte tarifa? Si paguhesh, për orë apo për natë?

Angel: Po, për orë ose për një mbrëmje.

Pyetje: Dhe si është çmimi?

Angel: Niset nga 100 Euro…në varësi të shërbimit.

Pyetje: Kush janë këto gra? Sigurisht që nuk kërkojmë emra, por në përgjithësi si do t’i përshkruaje? Dhe çfarë historish sjellin me vete këto gra kur të kërkojnë ty?

Angel: Gjithmonë kur i pyes përse ndodh kjo gjë, është sepse është shumë e rëndë, por sepse edhe burri i saj bën të njëjtën gjë me një 20-vjeçare. Dhe ajo më shumë është si hakmarrje, nëse mund ta quaj. Ato më kanë thënë që edhe burri nuk më trajton kështu. Dhe ne zhigolotë i japim më shumë kënaqësi seç i jep burri i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.