BallinaKryesore“Nuk e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi”/ Basha...

“Nuk e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi”/ Basha flet për “Foltoren”: Degradim! Ka shpikur një beteje me mua. PD nuk është kasafortë

Për kryedemokratin Lulzim Basha “Foltorja” është një proces që ka degraduar në personalizimin e aksionit opozitar

I ftuar në emisionin “Open” Basha u shpreh se  Berisha ka shpikur një betejë me të për të shmangur vendimin non  grata. Sipas tij Kuvendi i 18 dhjetorit është një përgjigje edhe për 5 apo më shumë demokratë që duan mbledhjen e tij.

“Foltorja dhe procesi i nisur nga Berisha ka degraduar në një proces të personlizimit të aksionit opozitar. Beteja nuk ështe mes meje dhe tij. Ai ka shpikur një betejë për të  shmangur vendimin. Nuk e vendos Sali berisha se kur do të mbahet Kuvendi. PD nuk është një organizëm pa rregulla apo shpikje. PD nuk ka pasur në plan për të bërë një Kuvend pas 6 muajsh kur është mbledhur. 18 dhjetori është përgjigja e PD-së ndaj demokratëve qoftë edhe 5 prej tyre. Vendi ku do të behet dialog. Ku e dime ne se sa firma jane mbledhur.  PD nuk eshte kasaforte. Jam habitur qe Edi Paloka kishte kasaforte”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular