BallinaKronike“Shofer i ri”/ Po dërgonte fëmijën në shkollë, drejtuesi humb kontrollin e...

“Shofer i ri”/ Po dërgonte fëmijën në shkollë, drejtuesi humb kontrollin e përfundon në lokal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, kur një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.

Shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj, shkruan Abc News.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.

Gjithashtu mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular